Ministri Zemaj takohet me Myftiun Tërnava dhe Kryeimamin Bajgora, biseduan rreth Covid-19

Aktuale

Ministri Zemaj takohet me Myftiun Tërnava dhe Kryeimamin Bajgora, biseduan rreth Covid-19

Nga: E.B Më: 11 korrik 2020 Në ora: 16:18
Armend Zemaj, Naim Ternava dhe Sabri Bajgora

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, është takuar me kryetarin e Bashkësisë Islame të Kosovës, Mftiun Naim Tërnava, dhe me Kryeimamin Sabri Bajgorën.

Zemaj ka njoftuar se kanë biseduar për situatën rreth Covid-19 dhe i ka falënderuar ata për kontributin e BIK në përkrahje të institucioneve për ruajtjen e shëndetit publik, shkruan “Bota Sot”.

Ministri ka treguar se kanë biseduar për bashkëpunim, për qëllim që të zbatohen masat e ndërrmara.

Postimi i plotë:

Me kryetarin e Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiun Naim Tërnava dhe Kryeimamin Sabri Bajgora biseduam sot për situatën rreth Covid-19 në Kosovë dhe i falënderova ata për kontributin e BIK në përkrahje të institucioneve për ruajtjen e shëndetit publik në përballje me pandeminë Covid-19. Vlerësuam së bashku si shumë të rëndësishëm bashkëpunimin midis institucioneve, BIK-ut dhe qytetarëve, me qëllim që të zbatohen masat e ndërmarra, në funksion të parandalimit të përhapjes së mëtejme të Covid-19, në këtë kohë kur kontributi i secilit në ruajtjen e shëndetit dhe mirëqenies së popullatës është i pazëvendësueshëm. Nga ky takim kërkuam nga popullata kujdes maksimal duke iu përgjigjur zbatimit të masave të ndërmarra nga Qeveria dhe rekomandimeve të IKSHPK-së për të ruajtur veten dhe të tjerët në këtë kohë të sfidës me pandeminë Covid-19.

Bashkë për shëndetin e njëri-tjetrit, për shëndetin e qytetarëve tonë!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat