Kryeziu: Zemaj po i fajëson qytetarët

Aktuale

Kryeziu: Zemaj po i fajëson qytetarët

Nga: E.B Më: 11 korrik 2020 Në ora: 17:03
Perparim Kryeziu

Zëdhënësi i LVV, Përparim Kryeziu, ka shkruar se ministri i shëndetësisë ka mungesën e ndjeshmërisë ndaj komunikimit me qytetarët.

Kryeziu e quan qeverinë Hoti, qeveri jolegale dhe jolegjitime dhe thotë se në vend që t’i prijë qytetarët e saj, ai ka vendosur që t’u kundëvihet duke i fajësuar, shkruan “Bota Sot”.

 Tutje, ka shtuar se qeveria si asnjëherë më parë, po dëshmojmë se legjitimiteti i institucioneve është po aq i rëndësishëm sa legaliteti i tyre.

Postimi i plotë:

Adresimi qortues dhe kërcënues i sotëm i ministrit të shëndetësisë dëshmon mungesën e ndjeshmërisë ndaj komunikimit me qytetarë, veçanërisht në kohë krizash si kjo.

Sytë e qytetarëve gjithmonë do të jenë të drejtuar nga udhëheqësit dhe institucionet e tyre. Kjo është krejt e zakonshme. I pazakonshëm është fakti që qytetarët e Kosovës detyrohen t’i drejtojnë sytë nga udhëheqës e institucione të cilat as nuk i zgjodhën vetë, e as nuk janë të afta për të udhëhequr.

Kjo qeveri jolegale dhe jolegjitime, në vend se t’i prijë qytetarët e saj ka vendosur t’u kundërvihet atyre duke i fajësuar ata. E pavetëdijshme për përgjegjësitë e saj, e paaftë të ofrojë zgjidhje, dhe e padenjë për të udhëhequr ajo duket më pranë dorëzimit ndaj COVID-19 sesa dorëheqjes nga detyra.

Si asnjëherë më parë, po dëshmojmë se legjitimiteti i institucioneve është po aq i rëndësishëm sa legaliteti i tyre. Ato janë të suksseshme vetëm për aq kohë sa arrijnë të reflektojnë vullnetin dhe aprovimin e qytetarëve.

Megjithatë dhe pavarësisht jolegjitimitetit dhe jolegalitetit të kësaj qeveria, shëndeti publik është shqetësim i gjithsecilit. Kujdesi për njëri-tjetrin duke u kujdesur për vetën duhet të jetë parim që na udhëheqë përgjatë kësaj kohe. Prandaj, MBAJE MASKËN.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat