Kërkohet arrestimi i kryeministrit Avdullah Hoti

Aktuale

Kërkohet arrestimi i kryeministrit Avdullah Hoti

Nga: A.Zh Më: 11 korrik 2020 Në ora: 17:13
Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti

Aktivisti i shoqërisë civile Rron Gjinovci, ka kërkuar arrestimin e kryeministrit të Kosovës Avdullah Hotit.

Gjinovci në një postim në Facebook, ka thënë se Hoti duhet të arrestohet si i dyshuar për vdekjet e javëve të fundit nga Koronavirusi në Kosovë, përcjell Bota sot.

Reagimi i tij vjen, pasi kryeministri Hoti, ka paralajmëruar se mund të shpallet gjendja e jashtëzakonshme në Kosovë, pas rritjes së rasteve me Covid-19 në vend.

“Tashmë u bë krejtësisht e qartë që kryeministri Hoti me qëllim nuk ka marrë masa për me shpalle gjendjen e jashtëzakonshme. Prokuroria duhet me arrestu si të dyshuar për vdekjet e javëve të fundit”, ka shkruar Gjinovci në Facebook./BS

Image
Postimi i Gjinovcit në Facebook
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat