Nga Vetëvendosje i japin ‘goditjen’ tjetër Avdullah Hotit dhe Armend Zemajt!

Aktuale

Nga Vetëvendosje i japin ‘goditjen’ tjetër Avdullah Hotit dhe Armend Zemajt!

Nga: N. H Më: 11 korrik 2020 Në ora: 17:21
Albin Kurti

Arianit Beqiri, ish-asistenti i ish-kryeministrit, Albin Kurti, ka kërkuar që Qeveria Hoti dhe ministri Armend Zemaj të largohen nga pozitat e tyre, në mënyrë që sipas tij t’i lëshojnë vendin Qeverisë Kurti dhe Arben Vitisë, që ta kthejë normalitetin në vend, pas ‘shpërthimit’ të pandemisë.

Ai është i mendimit se vetëm kështu do të kthehet në normalitet siç ka qenë.

“U dëshmua me Albin Kurtin kryeministër e Arben Vitinë ministër të Shëndetësisë”, ka shkruar Beqiri në Facebook.

Tutje, ai i reagon ashpër ministrit Zemaj, ku konsideron se lakmia e këtij të fundit për pushtet, po i kushton shtrenjtë vendit.

Ja shkrimi i tij:

Image
Arianit Beqiri

Ministri i Shëndetësisë i ka dështimet e jashtëzakonshme. E, gjendja e jashtëzakonshme është e panevojshme! Le të largohet ai dhe ne jemi të gatshëm të menaxhojmë me situatën.

Do të kthehet në normalitet siç ka qenë. U dëshmua me Albin Kurtin kryeministër e Arben Vitinë ministër të Shëndetësisë.

Ama kjo sepse ne kemi profesionistët më të mirë, e jo lakminë sikur z. Zemaj që dëshironte vetëm të bëhej ministër.

Lakmia e tij për pushtet po na kushton shtrenjtë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat