Sadiku: Nëse shpallet gjendja e jashtëzakonshme do të duhej që të ketë një plan konkret

Aktuale

Sadiku: Nëse shpallet gjendja e jashtëzakonshme do të duhej që të ketë një plan konkret

Më: 11 korrik 2020 Në ora: 18:31
Izet Sadiku

Doktori i njohur, Izet Sadiku, ka thënë se situata epidemiologjike me Covid-19 në Kosovë ka dal nga kontrolli me paraqitjen e numrit të madh të rasteve të infektuara , në 4-5 ditët e fundit.

Sipas tij situata e krijuar tani imponon marrjen e masave tjera me qëllim të përballimit të situatës.

Sadiku po ashtu ka folur edhe për shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme i cili ka thënë se do të ketë efektet e veta të mira siç janë:
• Do të zvogëlonte numrin e rasteve të reja,
• Do të zvogëlonte numrin e të hospitalizuarëve dhe
• Do të zvogëlonte numrin e të vdekurve

Por në të njëjtën kohë, do kishte efektet negative siç janë:
• Do të rriste problemet e shëndetit mendor
• Do të rriste dhunën në familje dhe
• Do të ndikonte në përkeqësimin e gjendjes ekonomike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat