Fatmir Limaj ngushllon familjen Buzhala për vdekjen e babait të tyre

Aktuale

Fatmir Limaj ngushllon familjen Buzhala për vdekjen e babait të tyre

Më: 11 korrik 2020 Në ora: 18:59
Bashor Buzhala

Kryetari i Nisma-Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka ngushëlluar familjen Buzhala për ndarjen nga jeta të babait të tyre, Bashor Buzhala, nga virusi Covid 19.

Limaj u ka bërë thirrje qytetarë të respektojnë masat mbrojtëse si e vetmja mënyrë për të fituar betejën me Covid 19.

Postimi i plotë i Limajt:

Me keqardhje morëm sot lajmin se, si pasojë e infektimit me Covid 19, ka ndërruar jetë miku ynë, Bashor Buzhala, njëherit babai i gazetarit të njohur, Beratit. Ngushëllime familjes Buzhala dhe gjithë atyre që sot i ka prekur vdekja e Bashorit.

Sot, çdo veprim i qytetarëve të Kosovës në funksion të parandalimit të përhapjes së kësaj pandemie është veprim fisnik. Le të vazhdojmë të përdorim masat mbrojtëse të rekomanduara nga institucionet shëndetësore, sepse kjo është alternativa e vetme për ta fituar këtë betejë ndaj këtij virusi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat