Deputeti i AAK-së rezulton pozitiv me Covid-19

Aktuale

Deputeti i AAK-së rezulton pozitiv me Covid-19

Nga: E.B Më: 11 korrik 2020 Në ora: 19:11
Foto Ilustrim

Deputeti i AAK-së, Rasim Selmanaj, ka dalë pozitiv me virusin korona.

Këtë e ka bërë të ditur përmes një postimi në rrjete sociale, shkruan “Bota Sot”.

Ai ka thënë se një kolegë deputet kishte pyetur për rezultatin e tij, por dikush nga laboratori kishte thënë se ishte negative. Selmanaj e sqaron duke thënë se ishin rezultatet e dy korrikut.

Ai tregon se para pak qastesh e kanë njoftuar se ka rezutuar pozitiv.

Postimi i plotë:

Qytetarë të nderuar!

Dje nga një kolege deputete pasi kishte pyetur per rezultatin tim, dikush nga laboratori i kishte thënë se jam negativ. Por si duket informata ka qen per testin e dy korrikut!

Para pak qasteve më thirren nga instituti dhe me njoftuan se kam rezultuar pozitiv!

Tash e pesë ditë jam me simptome të lehta. Vazhdoj të ndjehem mirë! Besoi se do ta kaloi edhe këtë sfidë!

Nga sot jam në vetëizolim!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat