Nisma pa grup në Kuvend

Aktuale

Nisma pa grup në Kuvend

Më: 11 korrik 2020 Në ora: 20:49
Fatmir Limaj

Nisma Socialdemokrate me zgjedhjet e votat e 6 tetorit nuk e pati lehtë.

Megjithatë, pragun e kaloi, ndonëse mezi dhe bashkë me AKR-në, u bë pjesë e Kuvendit.

Por, partisë së Fatmir Limaj, vetëm pas gjashtë muajve iu ndërpre jeta legjislative, si grup parlamentar. Nisma humbi dy deputetë dhe në Kuvend mbeti vetëm me kryetarin dhe sekretarin.

Albulena Balaj kaloi në qeveri, e Haxhi Shala në AAK. Largimi i këtij të fundit e la koalicionin Nisma-AKR pa grup parlamentar, pasi për të qen i tillë, duhen së paku 6 deputetë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat