Thaçi paralajmëron nga Prekazi: Dielli do të lindë fuqishëm përsëri

Aktuale

Thaçi paralajmëron nga Prekazi: Dielli do të lindë fuqishëm përsëri

Nga: A.SH Më: 11 korrik 2020 Në ora: 21:04
Hashim Thaçi

Presidenti Hashim Thaçi, sonte ka vizituar Prekazin.

Ai atje ka nderuar bashkëluftëtarin dhe komandantin Adem Jashari dhe të gjithë luftëtarët të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

“Jam këtu në këtë muzg veror edhe për të ritheksuar fuqishëm se dielli do të lindë përsëri”, ka shkruar presidenti në Facebook.

Postimi në Facebook:

Jam sonte këtu në Prekaz për të bërë nderime për bashkëluftëtarin dhe komandantin Adem Jashari. Për t’u bërë nderime të gjithë luftëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, heronjve të kombit. Jam këtu në këtë muzg veror edhe për të ritheksuar fuqishëm se dielli do të lindë përsëri. HTH
 

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat