Haziri i VV-së për Gjendjen e Jashtëzakonshme: Veç një gjë është e jashtëzakonshme – largimi i qeverisë Koti

Aktuale

Haziri i VV-së për Gjendjen e Jashtëzakonshme: Veç një gjë është e jashtëzakonshme – largimi i qeverisë Koti

Më: 11 korrik 2020 Në ora: 22:06
Fitim Haziri

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Fitim Haziri, thotë se nuk duhet të shpallet Gjendja e Jashtëzakonshme, pa një analizë dhe projeksion për të ardhmen.

Kjo pasiqë, sipas Hazirit, mbyllja e tërësishme në këtë kohë, do t’i rrezikonte edhe më shumë biznesin dhe do t’i varfëronte edhe më tutje qytetarët.

Haziri shton se në këtë kohë vendit i duhet menaxhim e jo bllokim, teksa shton se Ministria e Shëndetësisë, gjatë kësaj kohe është kotur.

Në fund, deputeti i VV-së thekson se e vetmja gjë e jashtëzakonshme në këtë kohë është “largimi i Qeverisë Koti.

Shkrimi i plotë nga deputeti Haziri:

Shpallja e Gjendjes së Jashtëzakonshme, pa asnjë analizë dhe projeksion për të ardhmen, është e rrezikshme.

Në këtë kohë na duhet menaxhim, e jo bllokim. Sepse për ta bërë të parën duhet dije e vullnet, e kjo e dyta bëhet më lehtë, por pasojat janë të rënda.

Gabimi i Ministrisë, ka qenë kotja gjatë gjithë kësaj kohe, përkundër rekomandimeve nga IKSHPK, që të merren masa më të lehta, në dy-tri javëshin që kaloi.

Sikurse e potencoi mjeku Lul Raka, izolimi i tërësishëm nuk prodhon zgjidhje.

Është vetëm diçka që është e jashtëzakonshme: largimi sa më parë i tij dhe qeverisë ilegale Koti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat