Shpallja e gjendjes së jashtëzakonshme në Kosovë/ Nuk do të ketë bllokim të plotë

Aktuale

Shpallja e gjendjes së jashtëzakonshme në Kosovë/ Nuk do të ketë bllokim të plotë

Më: 11 korrik 2020 Në ora: 22:14
Prishtinë

Gjatë ditës së sotme liderët e institucioneve kanë paralajmëruar që do të shpallet gjendje e jashtëzakonshme në Kosovë për shkak të numrit të rrijes të të infektuarve me koronavirus.

Media mëson nga burimet e saj se në Kosovë pas shpalljes së gjendjes së jashtëzakonshme bartja e maskave do të mbetet obligative në çdo hapësirë.

Sipas burimeve veprimtaria e kishave, xhamitë, fitneset, ceremonitë e varrimit, pishinat dhe dasmat do të ndalohet tërësisht.

Po ashtu, mësohet se nuk do të ketë mbyllje të gastronomisë por kontroll i rreptë dhe dënim për mbajtjen e distancës dhe maskave.

Mësohet se njëra nga masat e reja do të jetë zvogëlimi i numrit të klientëve në lokale/gastronomi.

Gjithashtu, nuk do të lejohet grumbullimi i një numri të madh të njerzëve dhe nuk do të ketë kufizim të lëvizjes.

Më shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme  inspektimet dhe dënimet do të jenë strike dhe nuk do të ketë falje për asnjë që shkel ligjin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat