Qytetarët e Kosovës për të hyrë në Kroaci duhet ta paraqesin testin negativ të COVID-19, jo më të vjetër se 48 orë

Aktuale

Qytetarët e Kosovës për të hyrë në Kroaci duhet ta paraqesin testin negativ të COVID-19, jo më të vjetër se 48 orë

Më: 11 korrik 2020 Në ora: 22:51
Foto ilustrim

Për shkak të gjendjes me COVID-19, Ambasada e Kroacisë në Kosovë, ka njoftuar për rregullat që duhet ndjekur kosovarët për hyrje në shtetin kroat.

Në faqen zyrtare të ambasadës në Facebook, thuhet se qytetarët e Kosovës nuk kanë nevojë të izolohen pas hyrjes në Kroaci, por duhet ta kenë një test negativ për COVID-19.

Sipas ambasadës, ky test duhet të jetë jo më të vjetër se 48 orë, duke llogaritur nga koha e marrjes se shtupave deri në mbërritjen në vendkalimin kufitar.

“Qytetarët e Kosovës, me vizë të vlefshme, mund të hyjnë në Republikën e Kroacisë pa detyrimin e izolimit me paraqitjen e një testi negativ PCR të hundës dhe faringut në SARS-CoV-2, jo më të vjetër se 48 orë (duke llogaritur nga koha e marrjes se shtupave deri në mbërritjen në vendkalimin kufitar), ose me detyrimin e karantinës / izolimit 14-ditor nëse ato nuk kanë rezultatin e deklaruar negativ të testit PCR”, thuhet në njoftim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat