Qytetarët nga Kosova që jetojnë në Kanadë, nuk po lejohen të udhëtojnë për në Prishtinë

Aktuale

Qytetarët nga Kosova që jetojnë në Kanadë, nuk po lejohen të udhëtojnë për në Prishtinë

Nga: E.R Më: 12 korrik 2020 Në ora: 09:11
Foto Ilustrim

Konsullata e Përgjithshme e Kosovës në Kanada, përmes një postmi në Facebook ka treguar se qytetarët e Kosovës që kanë nënshtetësi kanadeze, nuk po i lejojnë të udhëtojnë për në Kosovë.

 “ Sot jemi njoftuar se disa nga bashkatdhetarët tanë nuk janë lejuar që të udhëtojnë nga aeroporti Pearson i Torontos në drejtim të Prishtinës, të gjithë personat që nuk janë lejuar të udhëtojnë nuk kanë pasur nënshtetësi te Republikës se Kosovës, por vetëm nënshtetësi kanadeze’’, shkruan Konsullata e Përgjithshme e Kosovës në Kanada në Facebook, transmeton ''Bota sot''.

Në njoftim thuhet se, ne i kemi njoftuar kohë më parë autoritetet e aeroportit të Torontos se nuk ka asnjë restrikcion për shtetasit kanadez që të udhëtojnë drejt Republikës së Kosovës, andaj deri më sot nuk është paraqitur ndonjë problem për të gjithë pasagjeret që kanë printuar biletat për në Kosovë.

Postimi i plotë në Facebook

Njoftim

Te nderuar bashkeatdhetare,

Sot jemi njoftuar se disa nga bashkatdhetaret tane nuk jane lejuar qe te udhetojne nga aeroporti Pearson i Torontos ne drejtim te Prishtines.
Te gjithe personat qe nuk jane lejuar te udhetojne nuk kane pasur nenshtetesi te Republikes se Kosoves, por vetem nenshtetesi kanadeze.
Ne i kemi njoftuar kohe me pare autoritetet e aeroportit te Torontos se nuk ka asnje restrikcion per shteteasit kanadez qe te udhetojne drejt Republikes se Kosoves. Andaj deri me sot nuk eshte paraqitur ndonje problem per te gjithe pasagjeret qe kane prenotuar biletat per ne Kosove.
Ne jemi ne kontakt te vazhdueshem me autoritetet kanadeze qe kjo ndalese per pasagjeret te evitohet sa me pare.
Ne poashtu rekomandojme te gjithe bashkatdhetaret tane qe posedojne vetem pasaporte kanadeze, deri ne tejkalimin e kesaj situate, te pajisen me dokumente te Republikes se Kosoves ne zyren tone ne Toronto ne cdo kohe, pra edhe gjate vikendit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat