Deputeti i AAK i infektuar me koronavirus prezent ne seancën e Kuvendit

Aktuale

Deputeti i AAK i infektuar me koronavirus prezent ne seancën e Kuvendit

Më: 12 korrik 2020 Në ora: 09:34
Kuvendi

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, deputeti i AAK-së, Rasim Selmanaj dha lajmin se është i infektuar me koronavirus.

Ndërkohë ai ka bërë me dije se ka qenë i pranishëm në seancën e Kuvendit, shkruajnë mediat vendore.

Po ashtu ai thekson se është treguar i kujdesshëm duke respektuar protokollin e sigurisë ndërsa shton se është i sigurt se nuk ka infektuar asnjë persona tjetër.

Image
Rasim Selmanaj

Selmanaj prej pesë ditësh ishte i infektuar me koronavirus, por fatmirësisht është në gjendje të mirë shëndetësore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat