Kur Rugova thoshte: Unë jam Kryetar i të gjithë shqiptarëve të Kosovës

Aktuale

Kur Rugova thoshte: Unë jam Kryetar i të gjithë shqiptarëve të Kosovës

Nga: E.R Më: 12 korrik 2020 Në ora: 10:33
Rugova

Adnan Merovci, njeriu më i afërt i ish-presidentit Ibrahim Rugova, me anë të një postimi në Facebook ka shkruar për një konferencë shtypi të Presidentit RUGOVA të datës 30 maj 1997, transmeton ''Bota sot''.

Merovci ishte pranë Rugovës çdo herë dhe në konferenca për shtyp, dhe ka treguar disa momente kur Rugova i ishte përgjigjur gazetarëve.

‘’Kohëve të fundit ju jeni njeriu më i kritikuar në Kosovë nga personalitete të ndryshme, ndërsa ju me këmbëngulësi vazhdoni të mos përgjigjeni në këto akuza. Ju lutem për një koment?”, kishte pyetur gazetari.

Ndërsa, ish presidenti Rugova ishte përgjigjur duke thënë se, është trendë që ta kritikojnë kryetarin.

''S’kam ndonjë koment. Është trendë ta kritikojnë Kryetarin. Unë jam Kryetar i të gjithë shqiptarëve të Kosovës, kanë drejtë të kritikojnë dhe unë punoj”, përgjigja e Rugovës.

Ndërsa në pyetjen e gazetarit tjetër në lidhje me kritikat dhe mospajtimet që po i vijnë Presidentit nga Qeveria në ekzil, Dijetari përgjigjet shkurt:

“Dikush duhet ta mbajë shtëpinë edhe kur ka meshkuj të kqi  ”.

Postimi i plotë në Facebook

Veç fakte!
Në konferencën për shtyp të Presidentit RUGOVA të datës 30 maj 1997, gazetari Muharrem Nitaj pyet:
“Kohëve të fundit ju jeni njeriu më i kritikuar në Kosovë nga personalitete të ndryshme, ndërsa ju me këmbëngulësi vazhdoni të mos përgjigjeni në këto akuza. Ju lutem për një koment?”
Dijetari përgjigjet:
“S’kam ndonjë koment. Është trendë ta kritikojnë Kryetarin. Unë jam Kryetar i të gjithë shqiptarëve të Kosovës, kanë drejtë të kritikojnë dhe unë punoj”.
Ndërsa në pyetjen e gazetarit Baton HAXHIU në lidhje me kritikat dhe mospajtimet që po i vijnë Presidentit nga Qeveria në ekzil, Dijetari përgjigjet shkurt:
“Dikush duhet ta mbajë shtëpinë edhe kur ka mashkuj të kqi”
Foto:Prishtinë, 30 maj 1997
CopyRight©Adnan MEROVCI
p.s. Sa lehtë është të përgjigjesh gjatë!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat