Borell: Normalizimi i raporteve mes Prishtinës edhe Beogradit kërkon guxim politik të dy palëve

Aktuale

Borell: Normalizimi i raporteve mes Prishtinës edhe Beogradit kërkon guxim politik të dy palëve

Nga: F.B Më: 12 korrik 2020 Në ora: 12:12
Josep Borell

Përfaqësuesi i lartë i BE-së Josep Borell ka deklaruar sot se qëllimi i BE-së është vazhdimi i punës serioze në normalizimin e raporteve mes Beogradit dhe Prishtinës duke shtuar se ky proces nuk do të jetë i lehtë dhe kërkon guxim politik, përkushtim edhe angazhim të dy palëve, transmeton “Bota Sot”. 

„BE ishte dhe do të mbetet e gatshme që të mbështes dhe lehtësojë përpjekjet për arritjen e marrëveshjes gjithëpërfshirëse obliguese të normalizimit të raporteve që përfshin të gjitha çështjet e hapura” tha Borel në video-takimin me rastin e rundit të ri të sotshëm në nivelin më të lartë.

„Mungesa e zgjidhjes pengon zhvillimin e dy palëve. E dimë se kjo nuk është as nuk do të jetë proces i lehtë, por është urgjent që të punohet në paqe edhe përparim në emër të ardhmërisë. Kjo do të kërkojë guxim, përkushtim dhe angazhim nga të dy palët në frymën e kompromisit dhe pragmatizmit”, nënvizoi Borel.

Borell ka shtuar se një marrëveshje e tillë “është kyç për ardhmërinë e qytetarëve të Kosovës dhe Serbisë dhe perspektivës së tyre evropiane, por edhe stabilitetin dhe sigurinë e  regjionit dhe e gjithë kjo është kyçe edhe për BE.

Në video-takimin e sotshëm që po udhëhiqet nga Borel do të marrin pjesë presidenti Vuçiq, kryeministri Hoti dhe i dërguari special Lajçak.

Ky është takimi i parë i dialogut në nivelin më të lartë që nga viti 2018, pas të cilit me 16 korrik do duhet të mbahet në Bruksel.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat