Deliu-Kodra:Jeta e qytetarit vlen përtej një vote

Aktuale

Deliu-Kodra:Jeta e qytetarit vlen përtej një vote

Nga: B.F Më: 12 korrik 2020 Në ora: 14:41
Blerta Deliu-Kodra

Deputetja e PDK-së Blerta Deliu-Kodra përmes një postimi të saj në “Facebook”,ka shkruar se të kërkosh zgjedhje  në këtë trend të përhapjes së infeksionit me virusin corona, është t’i bashkohesh ftesave për injorim të rekomandimeve profesionale dhe t’i takosh grupeve që për një kalkulim të ulët përfitues bëjnë ballë të shkelin mbi çdo gjë,transmeton “Bota sot”.

Sipas saj i vetmi fokus i institucioneve për momentin duhet të jetë, ulja e shkallës së infeksionit dhe menaxhimi i pasojave të pandemisë për t’u siguruar qytetarëve mbrojtje dhe mirëqenie të dinjitetshme gjatë përballjes me COVID-19,ka shkruar ajo.

Postimi i plotë:

Zgejdhje në kohë pandemie

Kosova, fatkeqësisht radhitet në vendin e tretë me numrin e rasteve të infektuar nga coronavirusi. Situata e krijuar me pandeminë kërkon reagim të shpejtë dhe efikas të institucioneve përgjegjëse për mbrojtjen e shëndetit publik. Nëse kjo shifër nuk na alarmon për t'i respektuar udhëzimet nga profesionistët shëndetësor dhe institucionet përkatëse, pasojat do të jenë të pariparueshme dhe të dhimbshme për një kohë të gjatë.

Në këtë gjendje alarmuese për shëndetin e përgjithshëm publik, së fundi kemi dëgjuar edhe thirrje për mbajtje të zgjedhjeve.

Të kërkosh zgjedhje në këtë trend të përhapjes së infeksionit me virusin corona, është t’i bashkohesh ftesave për injorim të rekomandimeve profesionale dhe t’i takosh grupeve që për një kalkulim të ulët përfitues bëjnë ballë të shkelin mbi çdo gjë.

I vetmi fokus i institucioneve për momentin mbetet ulja e shkallës së infeksionit dhe menaxhimi i pasojave të pandemisë për t’u siguruar qytetarëve mbrojtje dhe mirëqenie të dinjitetshme gjatë përballjes me COVID-19.

Jeta e qytetarit vlen përtej një vote!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat