LAJMI I FUNDIT: Ky është vendimi i paralajmëruar nga Avdullah Hoti, s’ka gjendje të jashtëzakonshme

Aktuale

LAJMI I FUNDIT: Ky është vendimi i paralajmëruar nga Avdullah Hoti, s’ka gjendje të jashtëzakonshme

Më: 12 korrik 2020 Në ora: 16:02
Avdullah Hoti

(E plotësuar) - Kryeministri Avdullah Hoti ka folur pas takimit online që ka pasur me presidentin serb Aleksandar Vuçiq për rifillimin e bisedimeve të dialogut Kosovë-Serbi.

Në një konferencë për media, kreu i Qeverisë së vendit ka bërë të ditur se të enjten e ardhshme do të mbahet edhe një takim në Bruksel ku do të diskutohet për procesin e dialogut.

Ai tha se në çdo takim të tij potencon se platforma e Kosovës është që të arrihet një marrëveshje përfundimtare, e cila ka njohjen reciproke dhe normalizimin e marrëdhënieve mes dy vendeve.

Hoti: Takimi i radhës mbahet të enjten në Bruksel

“Në të gjitha takimet që kemi pas deri tash, unë kam prezantuar në emër të qeverisë, në bazë të kompetencave kushtetuese platformën e shtetit të Kosovës për procesin e dialogut që ne në këtë proces hymë për vetëm një qëllim që është njohja reciproke dhe normalizimi i plotë i mosdhënieve në mes dy vendeve. Sot kemi arritur pajtueshmëri në parim që të kemi takimin e radhës të enjten që vjen në Bruksel, është takimi i parë pas 20 muajve prej që është ndërprerë procesi i dialogut. Është vlerësuar edhe nga ndërmjetësit e këtij procesi që takimi ka qenë konstruktiv duke qenë se kemi prezantuar qëndrimin tonë shtetëror dhe jemi të gatshëm të ulemi në çdo tavolinë e dialogut për të mbrojtur shtetësinë e Kosovës dhe për të kërkuar plotësisht normalizim të marrëdhënieve i cili normalizim vjen vetëm pas njohjes reciproke në mes të dy vendeve“, tha Hoti.

Ai shtoi se bashkë me të në Bruksel do të jetë edhe delegacioni shtetëror, i cili përfaqëson koalicionin qeverisës dhe se kanë kërkuar që edhe opozita të jetë pjesë e këtij dialogu.

Hoti: Dialogu të përfundojë me njohje reciproke

“Ne hymë pas 9 vite dialog për të zgjidhur çështje teknike të cilat janë në interes për qytetarët e dyja vendeve dhe ato marrëveshje që janë zbatuar vërtet kanë përmirësuar jetën e qytetarëve në të dyja vendet. Tash hyjmë në fazën finale e cila ka kuptim vetëm po të ketë njohje reciproke në mes dy vendeve. Unë kështu e shoh dhe kështu do të jetë sepse nuk ka alternativë tjetër ky proces i dialogut, përveç se me njohje reciproke dhe normalizim i marrëdhënieve në mes të dy vendeve në përputhje me standardet më të larta evropiane“, tha ai.

Ai ka folur edhe për temat që do të diskutohen në takimet e radhës dhe në Bruksel me palën serbe.

Hoti: Temat e dialogut janë të njohura

“Temat e dialogut janë të njohura. Marrëveshja finale duhet përfshijë njohjen reciproke, çështjen e të pagjeturve, dëmet e luftës, kthimin e dokumenteve kadastrale, rregullimi i marrëdhënieve ekonomike dhe të gjitha çështjet që duhet të rregullojnë të dyja vendet”, tha Hoti.

Ai ndërkaq ka bërë të ditur se në takimin e sotëm nuk ishte i pranishëm presidenti Thaçi, pasi për një gjë të tillë nuk ka qenë e nevojshme .

Hoti: Thaçi nuk mori pjesë në takimin e sotëm

“Në këtë mbledhje nuk ka marrë pjesë presidenti i vendit, pasi kjo mbledhje mbahet në kushte jo të gjendjes së jashtëzakonshme, por përfaqësuesi i presidencës ka qenë në këtë mbledhje”, tha Hoti.

***

Qeveria e Kosovës si pjesë e luftës kundër përhapjes së koronavirusit do të ndërmarrë masa më rigoroze, duke lënë të hapur edhe mundësinë e ndjekjes së procedurave për shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme.

Një gjë të tillë e bëri të ditur sot në një konferencë për media, kryeministri Avdullah Hoti, pas përfundimit të takimit me Komitetin për menaxhimin e COVID-19, ku tha se janë dakorduar për masa më rigoroze për ndalimin e përhapjes së kësaj sëmundje të rrezikshme.

Ai ka bërë të ditur se për momentin nuk do të ketë shpallje të gjendjes së jashtëzakonshme, por ndjekje të masave rigoroze, ku nuk do të ketë tolerancë ndaj të gjithë atyre qytetarëve që nuk zbatojnë këto masa, e të cilat janë mbajtja e maskave, higjienës dhe distanca sociale.

Hoti: Masat shtesë do të jenë shumë më rigoroze

“Kemi shqyrtuar dy skenarë. Skenari i parë kupton zbatim rigoroz të masave dhe ndërmarrjeve të masave të reja dhe skenari i dytë është shpallja e gjendjes së jashtëzakonshme... Ne jemi duke ndërtuar një strategji që të merremi me këtë situatë të re... Sapo e kryem mbledhjen e Këshillit të Sigurisë së Kosovës ku ka një pajtueshmëri të përgjithshme për skenarin e parë dhe zbatimin e atyre masave dhe të përcjellin situatën duke mos e përjashtuar ndjekjen e procedurave për shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme...Masat shtesë të cilët do të propozohen sot do të jenë më shumë rigorozitete në ato që kemi marrë më herët sepse masat më efektive për të parandaluar përhapjen e COVID-19, janë të thjeshta. Maska, distancë, higjienë”, tha Hoti.

Ai ka deklaruar se çdo të tretën ditë Komiteti për Menaxhimin me COVID-19 mblidhet dhe nëse edhe pas tre ditësh nuk ka përmirësim të situatës, atëherë të mërkurën do të mësohet nëse do të shpallet gjendja e jashtëzakonshme apo jo.

Hoti: Të mërkurën do të mësohet nëse shpallet gjendja e jashtëzakonshme apo jo

“Çdo të tretën ditë po e mbledhim komitetin per COVID-19 për të vlerësuar gjendjen, duke qenë se javët e fundi është përkeqësuar gjendja… Besojmë që në takimin tjetër do të jemi këtu para jush për të treguar nëse duhet të shkohet drejt gjendjes së jashtëzakonshme”, tha Hoti.

Masat tjera nënkuptojnë që të ketë dezinfektues në çdo objekt, do të ndalohen tubimet publike dhe ritet fetare deri në një vendim tjetër.

Hoti po ashtu bëri të ditur se të gjitha këto masa do të hidhen në votim në mbledhjen e sotme të Qeverisë së Kosovës.

Ai në emër të qeverisë shprehu keqardhje për të gjitha ato familje që kanë humbur të afërmit e tyre si pasojë e koronavirusit.

Ai tha se gjendja po rëndohet dhe se janë në limitet e kapaciteteve shëndetësore dhe do të bëhet e pamundur që të krijohen kapacitete shtesë shëndetësore.

Ndryshe, sipas një sondazhi të mëhershëm, 30 për qind e qytetarëve të Kosovës nuk besojnë në COVID-19. 

***

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, në një konferencë për media ka komentuar mbledhjen virtuale që ka pasur mëngjesin e së dielës me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq

Hoti tha se janë pajtuar që të takohen të enjten në Bruksel.

“Dialogu nuk ka alternativë, dhe vetëm përmes dialogut mund t’i zgjidhim çështjet me Serbinë. Kam propozuar platformën e dialogut, ne në këtë proces hyjmë vetëm për njohjen reciproke dhe normalizimi i plotë i marrëdhënieve në mes të dy vendeve.”

“Kemi arritur pajtueshmëri në parim, të kemi takimin e radhës në Bruksel, të ënjtjen që vjen, që është takimi parë pas 20 muajsh që është ndërprerë dialogu”

“Kemi prezantuar qëndrimin tonë shtetëror dhe jemi të gatshëm të ulemi në çdo tavolinë të dialogut për të mbrojtur shtetësinë e Kosovës dhe për të kërkuar normalizim të marrëdhënieve, që vjen vetëm pas njohjes reciproke në mes të dy vendeve”, ka thënë Hoti.

***

Qeveria e Kosovës ka vendosur të mbyllë të gjitha tubimet përfshirë edhe ritet fetare.

Kjo është bërë e ditur nga Kryeministri Avdullah Hoti. Ai ka thënë se do të ndalohen të gjitha ritet fetare.

“Ndalojmë komplet tubimet publike dhe ritet fetare”, ka thënë Hoti teksa ka kërkuar mirëkuptim nga bashkësitë fetare.

Një orë më parë, Myftiu Naim Tërnave, ka kërkuar të mos mbyllen xhamitë.

 “Ftojmë institucionet kompetente të vendit të mos të nguten në marrjen e vendimit për mbylljen e objekteve fetare në këtë rast xhamivë”, ka thënë Tërnava, në një adresim publik.

“Ftojmë besimtarët të respektojnë në përpikëri të gjitha vendimet e dala nga Kryesia e Bashkësisë Islame”, ka shtuar ai.

***

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, pas takimit me Këshillin e Sigurisë ka thënë se do të ketë masa rigoroze gjatë ditëve në vijim

“Sapo e kryem mbledhjen e Këshillit të Sigurisë së Kosovës, ku kla një pajtueshmëri të përgjithshme, me dnërmarrjen e amsave shtesë dhe rigorozitet të plotë, të përcjellim situatën, duke mos e përjashtuar Gjendjen e Jashtëzakonshme”, ka thënë Hoti.

Ndërkohë, para pak minutash ka përfunduar mbledhja e Këshillit të Sigurisë.

Drejtpërdrejt nga konferenca e kryeministrit Hoti

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti sot do të mbajë konferencë për medie, ku pritet të shpall Gjendjen e Jashtëzakonshme.

Lajmi u bë i ditur përmes një njoftimi nga Zyra e Kryeministrit.

Konferenca do të fillojë nga ora 16:00 dhe të do mbahet në oborrin e Qeverisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat