Zemaj pas takimit me Tërnavën dhe Dodë Gjergjin: Komunitetet fetare luajtën rol aktiv gjatë pandemisë COVID-19

Aktuale

Zemaj pas takimit me Tërnavën dhe Dodë Gjergjin: Komunitetet fetare luajtën rol aktiv gjatë pandemisë COVID-19

Më: 12 korrik 2020 Në ora: 17:31
Armend Zemaj dhe Dodë Gjergji

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj ka deklaruar se sot takoi kryetarin e BIK-ut, Myftiun Naim Tërnava dhe Kryeipeshkvin e Ipeshkvisë së Kosovës, Imzot Dodë Gjergjaj.

Zemaj tha se me të dy ka bashkëbiseduar për zbatimin e masave mbrojtëse për COVID-19, ku theksoi se komunitetet fetare në Kosovë kanë luajtur rol aktiv gjatë kësaj faze.

Sipas tij pikërisht këto komunitete fetare ndikuan në fuqizimin e përpjekjeve për ballafaqimin e përbashkët kundër pandemisë.

Postimi i plotë:

Kam takuar sot kryetarin e BIK-ut, Myftiun Naim Tërnava dhe kryesinë e BIK-ut si dhe Kryeipeshkvin e Ipeshkvisë së Kosovës, Imzot Dodë Gjergji me të cilët diskutuam për rëndësinë e bashkëpunimit për zbatimin e masave për mbrojtje nga Covid-19. Komunitetet fetare në Kosovë kanë luajtur rol aktiv gjatë kësaj faze të pandemisë për të ndikuar në fuqizimin e përpjekjeve për ballafaqim të përbashkët kundër pandemisë, diçka që do ta bëjnë eshe në të ardhmen në funlsion të ruajtjes së shëndetit publik. Jemi bashkë për shëndetin dhe mirëqenien e qytetarëve tonë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat