Masat e reja nga Qeveria Hoti, nga Vetëvendosje vjen “goditja” e radhës për Avdullah Hotin!

Aktuale

Masat e reja nga Qeveria Hoti, nga Vetëvendosje vjen “goditja” e radhës për Avdullah Hotin!

Nga: N. H Më: 12 korrik 2020 Në ora: 17:57
Avdullah Hoti

Deputeti nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Shpejtim Bulliqi, ka reaguar pas masave të fundit të vendosura nga Qeveria Hoti, dhe paralajmërimit nga ana e kryeministrit Avdullah Hoti për Gjendje të Jashtëzakonshme.

Bulliqi përmes një shkrimi në Facebook ka kritikuar Qeverinë aktuale, duke thënë se kjo e fundit e ka humbur tërësisht toruan, dhe nuk i’a kanë idenë se çfarë duhet bërë në këtë situatë me pandeminë.

Deputeti i opozitës konsideron se qytetarët e vendit po diskriminohen vazhdimisht.

Ai mes tjerash qeverinë të cilën e udhëheqë Avdullah Hoti, e ‘godet’ duke e quajtur si quan si ilegale, pa imunitet dhe kundër vullnetit popullor.

Ja shkrimi i plotë:

Qeveria ilegale e ka humbur tërësisht toruan nuk i'a kanë idenë se çfarë duhet bërë në këtë situatë me pandeminë, kjo qeveri po i diskriminon vazhdimisht qytetarët përkundër që shumë qytetarë po kanë simptoma të virusit, ata nuk po arrijnë të testohen e disa të tjerëve ju mundësohet nga disa herë të testohen. Mjekët dhe infermierët tanë po infektohen përditë e më shumë për shkak të mjeteve të dobëta mbrojtëse, ndërsa në anën tjetër na flasin për masa të jashtëzakonshme si formë shantazhi ndaj qytetarëve.

Kështu jemi në situatë kur udhëhiqemi nga një qeveri pa imunitet dhe kundër vullnetit popullor, këtë keqmenaxhim të situatës po e vuajnë qytetarët e vendit. Situata është jashtë kontrolli, veprimet e qeverisë janë veprime ad-hoc pa analizë shkencore dhe nën presion. Andaj qytetarë të dashur, ju lutem për kujdes maksimal dhe t'i respektojmë rekomandimet e IKSHPK-së, duke e ruajtur njëri-tjetrin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat