Reagon Bardhyl Meta: Nuk jam infektuar me COVID-19 - Bota Sot
Reagon Bardhyl Meta: Nuk jam infektuar me COVID-19

Aktuale

Reagon Bardhyl Meta: Nuk jam infektuar me COVID-19

Më: 12 korrik 2020 Në ora: 18:19
Bardhyl Meta

Zyrtari i LDK’së Bardhyl Meta, ka reaguar ndaj lajmit se ai ishte infektuar me COVID-19, duke thënë se nuk është i infektuar dhe duke demantuar këtë lajm.

Ai tha se kjo nuk do thotë që nuk do preket në ditët, muajt në vijim, por sipas tij lajmi është një gënjeshtër e kulluar.

Kujtojmë se gruaja e Bardhyl Metës, Adelina Thaçi, rezultoi pozitive për COVID-19 pas testimit që kishte kryer.

Ky është postimi i plotë:

‘Unë, nuk jam i infektuar me Covid19 – siç pretendon portali „Sinjali“!

E kam thanë kjartë edhe në postimin tim drejtuar mediave permes fcb – të cilit po i referohet ky portal!?

Leximin normal, të një deklarate të thjeshtë – s‘mund t‘ua mësojë – një pjese që punojnë në portale – e pretendojnë të shkruajn e publikijnë lajme e artikuj dhe të quhen gazetarë!?

Demanti që po e bëjë, s‘do të thotë se s‘mund të prekem nga Covid19 në javët e muajt në vijim – por si „Lajm“ i Portalit Sinjali, eshtë një gënjeshter e kulluar.

Rastësisht apo jo, është e pa rëndësishme, për momentin!?

Meqë ra fjala, bashkëshortja, Adelina Thaçi Meta e rezultuar pozitive – është momentalisht mirë, e fuqishme dhe optimiste – ka kohë pas kohe temperaturë rreth 37.5, dhimtë koke, ndonjëherë molisje, edhe ndjesi në gjoks…!

Por përgjithësishtë mirë.

Unë, vajzat dhe familja, s‘kemi asnje simptomë, as ndonjë më të voglin sinjal minorë…

Përndryshe, se la gruan vet në betejë – si i talentuar e merakli i pergaditjes së kuzhines mediterane – po i përgadis ushqime dhe shërbejë me kenaqesi…! Me maskë speciale si të mjekëve, dorëza dhe me dezinfektime te shpeshta…

Portali Sinjali – keni pas dhjetera mundesi te me shkruani ne fcb, ne numrin tim te telefonit etj, etj – para se te publikini keso genjeshtra qe ma merskosin familjen ne diaspore, kolegët dhe dashamiret

P.S. Dhe, mos punësoni „gazetarë“ – që s‘dinë Lexim!‘

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat