Këto janë masat e reja që i mori Qeveria kundër Covid-19 - Bota Sot
Këto janë masat e reja që i mori Qeveria kundër Covid-19

Aktuale

Këto janë masat e reja që i mori Qeveria kundër Covid-19

Nga: A.Zh Më: 12 korrik 2020 Në ora: 18:55
Prishtinë

Zëvendëskryeministri i parë, Besnik Tahiri, ka treguar për masat e reja, të cilat i ka ndërmarr Qeveria e Kosovës në luftën kundër Koronavirusit.

Tahiri ka bërë të ditur se për të ruajtur shëndetin e qytetarëve, kanë vendosur të ndalojnë të gjitha ahengjet në ambiente të mbyllura, pjesëmarrjen në varrime, të pamet dhe ndalimin e përkohshëm të ushtrimit të ushtrimit të riteve në objekte fetare.

Ai ka theksuar se po mundohen deri në fund që të mos mbyllin kufijtë dhe aeroportin, pasi sipas tij, pasojat do të jenë të mëdha, përcjell Bota sot.

Tahiri ka paralajmëruar edhe masa shtesë ditëve në vijim, sqë targetojnë aktivitetet ku mund të ketë turma.

Reagimi i Tahirit në Facebook:

Nuk jemi në gjendje të zakonshme, por nuk kërkuam shpalljen e Gjendjes së Jashtëzakonshme

Sot, Qeveria e Republikës së Kosovës nuk propozoi shpalljen e “Gjendjes së Jashtëzakonshme”. Mirëpo, po vendosen masa strikte që duhet secili qytetar t’i zbatojë e respektojë. Sepse është në të mirën e shëndetit publik. S’ka alternativë tjetër pos respektimit të rekomandimeve të Institutit të Shëndetësisë Publike.

Nuk duam dhe do të mundohemi deri në fund të mos bëjmë mbyllje të përgjithshme. Të mos i mbyllim kufijtë, të mos i mbyllim aeroportet sepse pasojat janë të mëdha. Në këtë situatë duhet shtuar kujdesin në secilën fushë dhe sidomos në gastronomi.

Për të ruajtur shëndetin e qytetarëve tanë kemi vendosur të ndalojmë të gjitha ahengjet në ambiente të mbyllura, pjesëmarrjen në varrime, të pamet dhe ndalimin e përkohshëm të ushtrimit të ushtrimit të riteve në objekte fetare.

Gjithashtu, ditëve në vijim do të publikohen masat shtesë që do të targetojnë aktivitetet ku mund të ketë turma.

Si vend dhe si shoqëri kemi kaluar beteja edhe më të vështira, por sot kemi të bëjmë me armik të padukshëm, andaj vetëm të disiplinuar duhet ta luftojmë bashkërisht.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat