Lladrovci thirrje shqiptarëve në Maqedoni: Besoni në vizionin për kryeministrin e parë shqiptar të bashkuar

Aktuale

Lladrovci thirrje shqiptarëve në Maqedoni: Besoni në vizionin për kryeministrin e parë shqiptar të bashkuar

Më: 12 korrik 2020 Në ora: 18:53
Foto nga takimi

Kreu i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci si dhe i pari i komunës së Skenderajt, Bekim Jashari kanë takuar kreun e BDI-së në Maqedoninë Veriore, Ali Ahmeti.

Lladrovci, përmes një postimi në Facebook, ka shprehur përkrahjen e tij dhe të Jasharit për Ahmetin në zgjedhjet që do të mbahen të mërkurën (15korrik) Maqedoninë Veriore.

Postimi në Facebook:

Vëlla Ali,
Ne besojmë në vizionin Tuaj për Kryeministrin e parë shqiptar.
Të bashkuar pa dallim për këtë vizion, do të arrihet barazia, sepse shqiptarët e meritojnë atë.
Jeta dhe vepra juaj është e lidhur ngushtë me lirinë, me Kosovën dhe Luginën e Preshevës, andaj vazhdoni ta bëni historinë për shqiptarët në Maqedoninë e Veriut.
Shqiptar, qytetarë, votues të 15 Korrikut,
Realizo ëndrrën, beso në vizionin për Kryeministrin e parë shqiptar, të bashkuar!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat