Kjo është pasuria e deputetit të LDK-së, që iu vërsul Vjosa Osmanit

Aktuale

Kjo është pasuria e deputetit të LDK-së, që iu vërsul Vjosa Osmanit

Nga: H.O. Më: 12 korrik 2020 Në ora: 20:52
Xhavit Ukaj

Xhavit Ukaj është deputeti i Kuvendit të Kosovës, nga radhët e LDK-së që pak ditë më parë u përfshi në një debat të ashpër me kryetaren e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmanin.

Ukaj gjatë seancës i është vërsulur kryetarës së Kuvendit, Vjosa Osmani, pasi e njëjta nuk i dha fjalën deputetit.

“A po ulesh edhe mos bërtit, sepse jeni ju që më së shumti e keni përdorë për 52 ditë fjalën paranojak, ulu ose kërkoj prej sigurimit me të qitë jashtë”, i ka thënë Osmani, Ukajt.

Ukaj përpara se të bëhej deputet në Kuvendin e Kosovës ishte asambleist i Kuvendit Komunal të Prizrenit. Në këtë pozitë ai kishte publikuar pasurinë e tij në Agjencinë Kundër Korrupsionit. Ukaj kishte deklaruar se posedon një shtëpi në vlerën 80 mijë euro, një veturë 30 mijë euro dhe pagën mujore prej 250 euro.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat