Dialogu Kosovë-Serbi, të enjten diskutohet për marrëveshjet e pazbatuara

Aktuale

Dialogu Kosovë-Serbi, të enjten diskutohet për marrëveshjet e pazbatuara

Më: 12 korrik 2020 Në ora: 21:26
Foto ilustrim

Pas 20 muajsh, e enjtja pritet të bashkojë delegacionin kosovar e atë serb në Bruksel.

Pas rinisjes në mënyrë virtuale të dialogut, dy palët do të takohen edhe sy më së këtë javë, në përpjekjet finale për arritjen e marrëveshjes.

Përballjen e së enjtes me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq e konfirmoi edhe kryeministri, Avdullah Hoti, i cili bëri të ditur se në këtë proces do të përfshihet edhe opozita.

Në Lëvizjen Vetëvendosje i thanë Klanit që nuk do të pranojnë të bashkëngjiten në këtë proces, meqë këtë qeveri e konsiderojnë jo-legjitime.

Derisa, nga Partia Demokratike thanë se kjo do të shqyrtohet në ditët e ardhshme.

Pjesë e delegacionit nuk do të jetë as presidenti, Hashim Thaçi i cili qysh nga fillimi ishte i kyçur në këtë proces. Kjo, po shihet si një hendikep për palën kosovare.

Allen Meta nga Demokracia për Zhvillim që monitoron dialogun thotë se të enjten më shumë do të diskutohet për ato që janë arritur në nëntë vjet bisedime.

Sipas tij, krahas BE-së, edhe SHBA do të tentojë të ulë palët në tavolinë, pas dështimit të takimit të 27 qershorit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat