I ndërroi jetë babai nga Covid-19, Berat Buzhala jep alarmin: Jemi shumë afër një katastrofe… - Bota Sot
I ndërroi jetë babai nga Covid-19, Berat Buzhala jep alarmin: Jemi shumë afër një katastrofe…

Aktuale

I ndërroi jetë babai nga Covid-19, Berat Buzhala jep alarmin: Jemi shumë afër një katastrofe…

Nga: N. H Më: 12 korrik 2020 Në ora: 22:51
Berat Buzhala

Dje i ka ndërruar jetë babai i gazetarit Berat Buzhala, pasi humbi betejën me Covid-19.

Ishte vetë gazetari, ai që njofton për lajmin e trishtë.

Por, ai para pak momentesh ka bërë një postim në Facebook, ku ka alarmuar se Kosova është afër një katastrofe humanitare.

Sipas Buzhalës, nëse vazhdohet me këtë ritëm të pakujdesisë, nuk ka qeveri në botë që mundet me na ndihmu, nëse na nuk i thërrasim mendjes dhe nuk reflektojmë.

Ja shkrimi i tij:

Shqiptare te dashtun, ora eshte pese minuta ne 12. Jemi shume afer nje katastrofe humanitare. Sigurisht qe nuk do te vdesin qindra mijera veta, mirepo do te vdesin shume te aferm tone, qe ne rrethana te tjera do te jetonin te lumtur bashke me ne edhe per shume vite te tjera, nese ne do ta vazhdojme jeten "si zakonisht".

Nuk ka qeveri ne bote qe mundet me na ndihmu, nese na nuk i therrasim mendjes dhe nuk reflektojme. Prandaj, per keto arsye, nese deshironi t'i keni edhe me tutje ne gjirin e juaj baben e nanen, e besa edhe vellaun e motren, permbajuni ketyre rregullave kaq bazike, kaq te thjeshta, por kaq te domosdoshme.

Nuk jane ma ne pyetje dy jave te rendesishme para vetes, nuk jane as dy muaj te rendesishem para vetes. Nuk kemi pse jetojme ne iluzione. Jane ne pyetje disa muaj te rendesishem para vetes. Mundemi me i dale ne kryte kesaj fatkeqesie vec nese veprojme se bashku, vec nese nuk i degjojme debillat por shkencetaret.

Eshte ne pyetje cdo gje, eshte ne pyetja shteti, familja dhe e ardhmja jone.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat