Serwer: Opozita në Kosovë do që të vijë në pushtet me çdo kusht - Bota Sot
Serwer: Opozita në Kosovë do që të vijë në pushtet me çdo kusht

Aktuale

Serwer: Opozita në Kosovë do që të vijë në pushtet me çdo kusht

Më: 12 korrik 2020 Në ora: 23:09
Daniel Serwer

Studiuesi i Ballkanit nga Washingtoni, Daniel Serwer, në një shkrim të botuar në website-in e tij ka shkruar se opozita e Kosovës dështiron të vijë në pushtet me çdo kusht.

Serwer shkruan se Dhomat e Specializura mund të zvarriten me vite, do ta dëmtojnë imazhin dhe funksionalitetin e Kosovës. Serwer më tutje shton se opozita vetëm dështiron të vijë në pushtet me cdo kusht, ndërsa ka shtuar se frikësohet se mund të përfundojmë me dy skenaret më të këqija për sa i përket dialogut.

“Dhomat e Specializuara mund të zvarriten me vite. Do ta dëmtojnë imazhin tonë dhe do ta rrezikojnë funksionalitetin dhe shtetësinë tonë. Opozita politike e Kosovës vetëm mendon se si të vijë në pushtet me cdo kusht. Madje mund të përfundojmë me dy nga rezultatet më të këqija: ndarje pa njohje. Frigohem nga skenarët negativë që vetëm na ofrojnë një status të ngjashëm me atë të Palestinës ose bashkim me Shqipërinë”, shkruan Serwer në artikullin e botuar në Peacefare.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat