Ish mjeku i UҪK-së ka rrëfyer se si ka arritur ta nervozoj kriminelin Millosheviq në Hagë

Aktuale

Ish mjeku i UҪK-së ka rrëfyer se si ka arritur ta nervozoj kriminelin Millosheviq në Hagë

Nga: H.O. Më: 13 korrik 2020 Në ora: 07:10
Liri Loshi

Ish mjeku i UҪK-së, Liri Loshi në një postim të tij në Facebook ka treguar për dëshmitë e tij që i kishte bërë në Hagë. Gjatë dëshmisë së tij, Liri Loshi thotë se krimineli ‘Millosheviqi krejt kohën më ka thënë se po genjej, derisa gjykatësi, tash i ndjerë, Richard May i ka tërhequr vërejtjen duke menduar se po ndihesha i fyer’.

Postimi i plotë:

Katër herë kam udhëtuar nga Kanadaja për Hagë. Njëherë më kanë intërvistuar në Kanada. Kam dëshmuar tre herë kundër të akuzuarve serbë për krime ndaj shqiptarëve. Asnjëherë nuk më ka shkuar mendja se po bëj diçka për Kosovën. Vetëm jam kujdesur që ta them të vërtetën. Ashtu sikurse betimi e kërkon: “Do ta them të vërtetën dhe vetëm të vërtetën!”

Millosheviqi krejt kohën më ka thënë se po genjej, derisa gjykatësi, tash i ndjerë, Richard May i ka tërhequr vërejtjen duke menduar se po ndihesha i fyer.

E kam shikuar videon disa herë. Qëndrimi im ka arritur ta nervozojë Millosheviqin. Ai më quante mua gospodin Liri e herë gospodin Loshi. Unë e kam quajtur njëherë zoti Millosheviç. Jo pse kam ndier respekt për të, por kam dashur ta respektoj Gjyqin si institucion i drejtësisë si dhe parimin se askush nuk është i fajshëm pa e shpallur gjyqi si të tillë.

Kur jam kthyer në Kosovë disa njerëz më kanë bërë verejtje pse nuk kam folë për këtë e për atë. Të tjerët, pse i jam drejtuar Millosheviqit me fjalën zotëri! Kur je deshmitar ti nuk mban fjalim, po iu përgjigjesh pyetjeve. Atë kam bërë unë. Në fund vendimet e Gjyqit në të tri ato gjykime kanë pasur për referencë kryesisht dokumentin tim dhe dëshminë time për maskakrën e Izbicës. Nëse nuk besoni, hulumtoni. Të gjitha me Google i gjeni!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat