Familja Imeri: Thuhet se prapa nofkës së Dervish Sadikut gjatë luftës fshihet Kadri Veseli, ja sa milionë marka i mori

Aktuale

Familja Imeri: Thuhet se prapa nofkës së Dervish Sadikut gjatë luftës fshihet Kadri Veseli, ja sa milionë marka i mori

Nga: Bota sot Më: 13 korrik 2020 Në ora: 07:29
Haki Imeri, Kadri Veseli

Familja e Haki Imerit, veprimtarit të vrarë të Lidhjes Demokratike të Kosovës, ka publikuar edhe një dokument, ku shihet se ku ishin shpërndarë miliona marka në luftën e fundit në Kosovë.

Në dokumentin e fundit, shihet se 3 milionë marka i kishte pranuar Dervish Sadiku, për të cilin familja ka dyshime për emrin e vërtetë.

Sipas tyre, thuhet se “prapa nofkës së Dervish Sadikut gjatë luftës fshihet Kadri Veseli”, përcjell Bota sot.

Edhe pse në listën e dishepujve ishin 12 veta, sipas familjes Imeri, asnjë nga ta nuk rezulton të jetë Dervish Sadiku (Burim Mermellaku).

Postimi i plotë i familjes Imeri në Facebook:

Dervish Sadiku (Burim Mermellaku) çfarë pozicioni ka mbajt në Shtabin e Përgjithshëm? Flitet se Shtabi ka pas 12 veta (dishepuj) dhe asnjëri nga ata nuk po rezulton të jetë Burim Mermellaku, ndërsa në planin e mbledhjes së mjeteve po duket të jetë një njeri i rëndësishëm i Shtabit të "Madhërishëm".

Po thuhet se Kadri Veseli fshihet prapa nofkës së Dervish Sadikut gjatë luftës edhe pse Dervishi qenka Burimi miku i Sokol Bashotës ...Koha do ua çjerrë maskën të gjithëve.

Image
Postimi i familjes Imeri në Facebook
Image
Dokumenti i publikuar
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat