Fjalët emocionuese të Kadri Veselit për “vëllain” e tij i cili sot dëshmon në Gjykatën Speciale

Aktuale

Fjalët emocionuese të Kadri Veselit për “vëllain” e tij i cili sot dëshmon në Gjykatën Speciale

Nga: N.Sh. Më: 13 korrik 2020 Në ora: 09:17
Kadri Veseli dhe Hashim Thaçi

Gjatë ditës së sotme, presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi është ftuar për t'u intervistuar nga Prokuroria Speciale për krime lufte në Hagë e cila ka ngritur një aktakuzë prej dhjetë pikash në Dhomat e Specializuara të Kosovës.

Kreu i PDK-së, Kadri Veseli përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se, sërish do të jenë bashkë me “vëllain” e tij të luftës Hashim Thaçin.

Veseli tutje shkruan se, dielli do të lindë përsëri, transmeton gazeta “Bota sot”.

“Triumfuese do të jetë edhe kjo betejë e Kosovës, në të cilën sërish do të jemi bashkë me vëllain tim nga lufta, Hashim Thaçi. Sepse, e drejtë, e pastër dhe triumfuese ishte edhe lufta jonë çlirimtare. Prandaj, po, dielli do të lindë përsëri”, shkruan Veseli.

Ndryshe, presidenti Thaçi akuzohet nga Prokuroria Speciale me Seli në Hagë  për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit. 

Më 24 qershor Prokuroria Speciale për Kosovën me seli në Hagë, publikoi njoftimin për ngritjen e akuzave për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit ndaj presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi dhe kryetarit të Partisë Demokratike, Kadri Veseli.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat