Kraki: Çoroditja e disa trimave pas luftës i ka shkaktuar dëm tragjik Kosovës

Aktuale

Kraki: Çoroditja e disa trimave pas luftës i ka shkaktuar dëm tragjik Kosovës

Nga: A.Zh Më: 13 korrik 2020 Në ora: 09:40
Nezir Kraki

Profesori dhe ligjëruesi në Universitetin e Parisit Nezir Kraki, ka thënë se lufta e Kosovës për liri ishte e drejtë.

Por, sipas tij, “çoroditja e disa trimave pas luftës i ka shkaktuar dëm tragjik Kosovës dhe e ka devijuar qëllimin e vet luftës për liri e shtet”, përcjell Bota sot.

Ai ka thënë se “kushdo që akuzohet për çoroditë e pasluftës, hairin ia paftë” dhe se drejtësia do të fitojë.

Reagimi i Krakit në Facebook:

Lufta jonë ka qenë e drejtë...

POR, duhet edhe të pranohet fakti se çoroditja e disa trimave pas luftës i ka shkaktu dëm tragjik Kosovës dhe e ka deviju qëllimin e vet luftës për liri e shtet. Edhe më zi, krahas këtyre ish-trimave janë fuqizu edhe shumë mercenarë e sekserë që kurrë pushkë as luftë me sy s’kanë pa.

Madje sot, falë tyre, këtyre trimave dmth, edhe ish bashkëpunëtorët e zellshëm të regjimit serb (apo pasardhësit e tyre) janë rehabilitu e fuqizu, dikush diplomat, dikush analist, dikush profesor, dikush deputet...

Kështu që, kushdo që akuzohet për çoroditë e pasluftës, hairin ia paftë dhe drejtësia fitoftë!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat