Shtohen masat e sigurisë, ky është njoftimi më i ri i ministrit Zemaj

Aktuale

Shtohen masat e sigurisë, ky është njoftimi më i ri i ministrit Zemaj

Nga: E.B Më: 13 korrik 2020 Në ora: 10:13
Armend Zemaj

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka njoftuar se edhe 20 inspektorë sanitar i’u shtuan luftës kundër Covid-19.

Zemaj ka treguar se kapacitet po shtohen dhe se këta inspektorë do të jenë të angazhuar në tërë Kosovën, shkruan “Bota Sot”.

Gjithashtu, ka njofuar se do të fillojnë punën edhe 100 mjekë, 62 infermierë, 8 laborantë, 6 punojës staf teknik dhe mbështetës.

Postimi i plotë:

Kapacitetet tona po rriten.

Edhe 20 inspektorë sanitar iu shtuan luftës kundër Covid-19.

Këta do të jenë të angazhuar në tërë Kosovën.

Do të mbikëqyrën nga inspektorati përkatës që funksionon në Ministrinë e Shëndetësisë.

Në vijim do të fillojnë punën edhe 100 mjekë, 62 infermierë, 8 laborantë, 6 punonjës staf teknik dhe mbështetës.

Kjo po bëhet në kuadër të rritjes së kapaciteteve të luftës kundër pandemisë Covid-19.

Inspektorët e rinj do të kryejnë inspektime sanitare, kontrolle për sigurinë dhe cilësinë e ushqimit, higjienës së ushqimit, përpunimit, tregtimit, paketimit, ripaketimit, deponimit, transportimit të ushqimit.

Do të zbatojnë legjislacionin për Parandalimin dhe luftimin e Sëmundjeve ngjitëse.

Do të inspektojnë institucionet publike dhe private, produktet ushqimore dhe jo ushqimore; shtesat dhe aditivët në ushqim; higjienën në institucione publike dhe private; ujin për pije, pijet freskuese dhe joalkoolike; subjektet afariste të cilat merren me ushqim, përfshirë edhe zbatimin e parimeve të sistemit HACCP për kontrollin e ushqimit; objektet hoteliere.

Do të japin pëlqime sanitare për kushtet sanitaro - teknike dhe higjienike në procesin e dhënies së lejeve ndërtimore për objektet.

Ju lutemi respektoni masat mbrojtëse!

Vendosni maskat!

Ruajeni distancën!

Mbajeni higjienën personale e kolektive!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat