Kryeministri Hoti zulon fondin prej miliona eurove për rimëkëmbjen ekonomike

Aktuale

Kryeministri Hoti zulon fondin prej miliona eurove për rimëkëmbjen ekonomike

Nga: N.Sh. Më: 13 korrik 2020 Në ora: 10:25
Avdeullah Hoti

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti thotë se është shumë e rëndësishmë që Kuvendi i Kosovës të miratojë buxhetin e rishikuar për vitin 2020.

Hoti përmes një postimi në Facebook, thotë se pjesë e këtij buxheti është edhe fondi për rimëkëmbjen ekonomike prej 385 milionë eurove.

Ai shton se gjithashtu është e rëndësishme edhe të ratifikojë marrëveshjet ndërkombëtare për grante dhe kredi.

Është tepër e rëndësishme që sot Kuvendi të miratojë buxhetin e rishikuar për 2020, si dhe të ratifikojë marrëveshjet ndërkombëtare për grante dhe kredi”, shkruan ai.

Kjo na hap rrugë për të vazhduar me pagesën e masave të mëhershme për të papunë dhe biznese, si dhe për të nisur zbatimin e programit për rimëkëmbje ekonomike. Fondi për rimëkëmbje ekonomike prej 385 mil euro është pjesë e këtij buxheti”, përfundon Hoti postimin e tij, transmeton gazeta “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat