Deputeti i VV-së e pyet AAK-në ku mbeti premtimi për nga 100 euro për secilin qytetar

Aktuale

Deputeti i VV-së e pyet AAK-në ku mbeti premtimi për nga 100 euro për secilin qytetar

Më: 13 korrik 2020 Në ora: 15:06
AAK

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Agon Batusha, ka thënë se rishikimi i buxhetit dhe i tërë diskutimi që po mbahet në Kuvendin e Kosovës, po bëhet për interesa politike dhe partiake.

Sipas tij, as ministri Kuçi e as ministrja Bajrami nuk u përgjigjën në Kuvend drejtë për projektet, derisa shton se po tentohet që ky buxhet të miratohet për interesa që çojnë në zgjedhje lokale.“Rishikimi i buxhëetit është politika kryesore e kuvendit.

Përmes buxhetit shohim vizionin e Qeverisë dhe projektet për qytetarët.

Kjo qeveri Koti përmes këtij buxheti nuk i adreson shqetësimet e qytetarëve dhe ky rishikim nuk do arrij t’i adresoj pritshmëritë e qyetarëve. Seanca e kalur kur në mënyrë të turpshme u ndërpre nga një deputet këtu, u folë shumë për buxhetin”.

Batusha i ka parashtruar edhe një pyetje AAK-së.“Një pyetje për AAK-në, ku mbeti premtimi për nga 100 euro për të gjithë qytetarët”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat