Ibrahimi reagon ndaj Qeverisë: Stop vendimeve për vota

Aktuale

Ibrahimi reagon ndaj Qeverisë: Stop vendimeve për vota

Nga: G.B Më: 13 korrik 2020 Në ora: 16:09
Ilir Ibrahimi

Presidenti i Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë, Ilir Ibrahimi ka reaguar ndaj vendimit të Qeverisë për masat e reja anti-Covid, derisa ka thënë se ato janë kopje nga shtetet tjera dhe jo çfarë u përshtatet qytetarëve të Kosovës, përcjell Bota sot.

Përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë se për 4 muaj sa është mbyllur vendi, qeveritë kanë futur më pak 100 milionë në ekonom, për dallim prej shteteve tjera që kanë derdhur qindra miliarda në shoqëri e ekonomi.

Ibrahimi ka thënë se duhet të ndalohen vendimet ad hoc dhe për vota.

Postimi i tij i plotë në Facebook:

Masat kundër COVID të ndërmarra nga Kosova deri sot më shumë u ngjajnë një kopjeje të masave të ndërmarra nga shtete të ndryshme të botës se sa masa që u përgjigjen nevojave të shoqërisë kosovare.

Ndërkohë, për fiks 4 muaj që nga 13 marsi kur u vendos të mbyllej shoqëria dhe ekonomia, e tëra që kanë arritur të bëjnë 2 qeveri, është të fusin pak më pak se 100 milionë në ekonomi.
(Sa për ilustrim, ekonomia kosovare vetëm nga mungesa e vizitës së diasporës humb rreth 500 milionë)

Vendet nga të cilat i kemi kopjuar dhe vazhdojmë ti kopjojmë masat anti COVID, kanë derdhur qindra miliarda në shoqëri e ekonomi.

Dhimbjet tanimë kanë filluar të ndihen, por dhimbjet më të mëdha priten duke filluar nga shtatori dhe ato do ta prekin çdo qytear.

Për 5 vjet kemi bërë politikë për një grusht vota me demarkacionin, me dialogun, me mardhëniet me përkrahësit e shtetit. Sot po vazhdohet të bëhet politikë për një grusht vota me mbijetesën e çdo qytetari të këtij vendi.

Stop vendimeve ad hoc. Stop vendimeve për vota. Stop populizmit të pështirë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat