Krasniqi: Nga nesër edhe 50 mjekë në dispozicion për pacientët me COVID19 - Bota Sot
Krasniqi: Nga nesër edhe 50 mjekë në dispozicion për pacientët me COVID19

Aktuale

Krasniqi: Nga nesër edhe 50 mjekë në dispozicion për pacientët me COVID19

Më: 13 korrik 2020 Në ora: 16:17
Valbon Krasniqi

Valbon Krasniqi Drejtor i përgjithshëm i Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës, beri të ditur se Ministria e Shëndetësisë, që nga nesër u ka dhënë në dispozicion 50 mjekë.

Krasniqi thotë se nga sot ka filluar që të rritet edhe përkujdesi profesional ndaj pacientëve me COVID19.

“Po ashtu në funksion te zbatimit të kësaj pike për rritjen e numrit te personelit shëndetësor Ministria e Shëndetësisë nga nesër na ka dhënë në dispozicion 50 mjekë në konkursin e fundit të punësuar. Dhe ne kemi distribuuar këta mjekë sipas nevojave në klinika që tani janë dukë trajtuar pacientët me COVID19. Jemi fokusuar në Klinikën Infektive, Pomologjisë po ashtu nga sot ka filluar që të rritet edhe përkujdesi profesional ndaj pacientëve me COVID19”, tha ai.

Po ashtu tha se, brenda kësaj jave do të fillojmë me pranimin e pacienteve në klinikën e Neurologjisë, me kapacitet rreth 60 shteretërëve.

“Ne tani kemi të gjitha kapacitetet për të trajtuar pacientet me COVID19 nëse situata vazhdon e tillë. Ne brenda kësaj jave do të fillojmë me pranimin e pacienteve në klinikën e Neurologjisë, me kapacitet rreth 60 shteretërëve”, ka thënë Krasniqi.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat