MSh-ja shpërndan maska mbrojtëse për disa institucione e organizata - Bota Sot
MSh-ja shpërndan maska mbrojtëse për disa institucione e organizata

Aktuale

MSh-ja shpërndan maska mbrojtëse për disa institucione e organizata

Më: 13 korrik 2020 Në ora: 16:35
Ilustrim

Me qëllim që të ndihmojë në përballimin e pandemisë Covid-19, Ministria e Shëndetësisë ka ndarë për disa institucione të vendit një numër simbolik të maskave mbrojtëse për personelin e tyre.

MSh-ja njofton se gjatë ditës, disa institucione i kanë pranuar këto maska mbrojtëse, derisa disa të tjera ato do t’i pranojnë nesër.

Maskat janë ndarë për Bashkësinë Islame të Kosovës 500, Ipeshkvisë së Kosovës 250, Rektoratit të UP-së 500, Këshilli Gjyqësor dhe Këshillit Prokurorial nga 150 maska.

Në këtë aktivitet që ndër të tjera synon edhe të promovojë bartjen e maskës si një masë mbrojtëse të drejtpërdrejt për qytetarët e vendit pavarësisht se në çfarë institucioni apo organizatë shërbejnë, do të përfshihen edhe institucione të tjera.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat