Pasi u miratua në parim buxheti, zëvendësministri jep lajmin e mirë, ja kur do të dalin pagesat nga pakoja emergjente

Aktuale

Pasi u miratua në parim buxheti, zëvendësministri jep lajmin e mirë, ja kur do të dalin pagesat nga pakoja emergjente

Nga: N. H Më: 13 korrik 2020 Në ora: 16:38
Agim Krasniqi

Buxheti i rishikuar për vitin 2020 është votuar në parim nga 67 deputetë, 00 kanë votuar kundër dhe 01 ka abstenuar.

Agim Krasniqi, zëvendësministër i Financave, ka thënë se menjëherë pas miratimit të projekt-ligjit në leximin e dytë, dhe hyrjes së tij në fuqi do të krijohet mundësia ligjore për ekzekutimin e pagesave të mbetura për të gjithë përfituesit nga pakoja emergjente fiskale të cilët janë në pritje dhe të gjitha ndarjeve tjera buxhetore.

Krasniqi shkruan se Ministria e Financave fton për durim të gjithë përfituesit dhe shpreh zotimin e plotë se ekzekutimi i pagesave do të realizohet në mënyrë të menjëhershme sapo projektligji të hyjë në fuqi.

Ja shkrimi i tij:

Sot, me datë 13 korrik 2020, Kuvendi i Republikës së Kosovës ka miratuar në lexim të parë Projektligjin nr. 07/L-014 për plotësimin dhe ndryshimin e Ligjit nr.07/L-001 mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2020.

Ministria e Financave falënderon deputetët e Kuvendit të Republikës së Kosovës për mbështetjen e tyre për projektligjin për rishikimin e buxhetit 2020 dhe kërkon që projektligji të procedohet sa më shpejt në komisione parlamentare në mënyrë që i njëjti të sillet në Kuvend për votimin përfundimtar.

Ministria e Financave njofton opinionin se menjëherë pas miratimit të projekt-ligjit në leximin e dytë, dhe hyrjes së tij në fuqi do të krijohet mundësia ligjore për ekzekutimin e pagesave të mbetura për të gjithë përfituesit nga pakoja emergjente fiskale të cilët janë në pritje dhe të gjitha ndarjeve tjera buxhetore.

Ministria e Financave fton për durim të gjithë përfituesit dhe shpreh zotimin e plotë se ekzekutimi i pagesave do të realizohet në mënyrë të menjëhershme sapo projektligji të hyjë në fuqi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat