Deputeti i VV-së: Qeveria Hoti nuk është e gatshme ta menaxhoj pandeminë

Aktuale

Deputeti i VV-së: Qeveria Hoti nuk është e gatshme ta menaxhoj pandeminë

Nga: E.R Më: 13 korrik 2020 Në ora: 16:35
Mefail Bajqinovci

Deputeti i Vetëvendosjes, Mefail Bajqinovci, në një prononcim për "Bota sot" ka thënë se kësaj qeverie ilegale i ka dal nga kontrolla pandemia e COVID-19, por edhe menaxhimi i shtetit në tërësi.

Bajqinovci, ka thënë se kjo qeveri ilegale është e paaftë të menaxhojë pandeminë për shkak se numri i të infektuarve është rritur dhe numri i vdekjeve gjithashtu.

Ai ka shtuar se Covid-19 ka marrë përmasa shqetësues dhe se qeveria Hoti nuk kanë dije dhe guxim të menaxhojnë pandeminë.

"Si është e mundur që policët, mjekët dhe infermieret janë të njëjtë dhe tash ka dal gjithçka nga kontrolla?!"

Bajqinovci ka fajësuar qeverinë Koti duke thënë se është qeveri skandaloze andaj kjo qeveri duhet të largohet sa më parë.

"Dje e paralajmëruam  se do të jenë rigoroz dhe nuk e përjashtuan edhe gjendjen jashtëzakonshme. Në qeverinë Kurti menaxhimi ka qenë i jashtëzakonshëm dhe numri ishte minimal i të infektuarve sepse situata menaxhohej shumë mirë. Sot kjo qeveri ilegale nuk ka ide se si të dal nga ky kaos me pandemi por edhe me ekonomi’’, ka thënë Mefail Bajqinovci.

Deputeti ka vazhduar duke thënë se situata shëndetësore është e rendë por edhe ajo ekonomike është tepër e rëndë dhe shihet se qytetarët bizneset janë kundër ashpërsimit të masave për shkak se ekonomia është para kolapsi.

‘’Kjo qeveri ilegale se pari i liroj shumë shpejt masat dhe tash po kërkon mbylljen prapë. Vendi duhet të shkoj në zgjedhje të jashtëzakonshme e jo të ketë gjendje të jashtëzakonshme pasi që këta janë̈ të paaftë t’a menaxhojnë̈ shtetin,’’ tha Deputeti i Vetëvendosjes, Mefail Bajqinovci.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat