Republika Srpska i gëzohet shkuarjes së Thaçit në Hagë

Aktuale

Republika Srpska i gëzohet shkuarjes së Thaçit në Hagë

Më: 13 korrik 2020 Në ora: 16:59
Hashim Thaçi

Shkuarja e presidentit të Kosovës, Hashin Thaçi në Hagë në përgjigje të ftesës së prokurorit special duket se ka gëzuar mediat në Republikën Serbe në Bosnje, të udhëhequra nga Millorad Dodik.

Me entuziazëm të madh, këto media raportojnë rreth udhëtimit të presidentit në Hagë duke e konsideruar fitore të Serbisë në raport me Kosovën.

Këto media janë të njohura për nënshtrimin ndaj Dodikut, i cili njihet për afërsinë e tij me rus Vladimit Putin.

Ndryshe, Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka arritur sot në Hagë ku do të intervistohet nga Dhomat e Specializuara.

Thaçi atje është pritur me brohorima nga disa bashkatdhetarë që i kanë dalur në përkrahje.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat