EULEX edhe për një vit në Kosovë, reagon eurodeputetja gjermane - Bota Sot
EULEX edhe për një vit në Kosovë, reagon eurodeputetja gjermane

Aktuale

EULEX edhe për një vit në Kosovë, reagon eurodeputetja gjermane

Më: 13 korrik 2020 Në ora: 17:05
Viola von Cramon

Sipas eurodeputetes gjermane, zgjatja e mandatit të EULEX-it, do ta ndihmojë forcimin e rendit dhe ligjit në Kosovë.

Eurodeputetja gjermane, Viola von Cramon, e cila është raportuese për Kosovën në Parlamentin Evropian, ka përshëndetur zgjatjen e mandatit të EULEX-it edhe për një vit në Kosovë.

“Lajm i mirë nga EULEX! Do ta vazhdojë punën e tij të rëndësishme për forcimin e sundimit të ligjit në Kosovë”, ka shkruar ajo në Twitter.

Ajo ka ripostuar shkrimin e përfaqësuesit tjetër të BE-së Lars-Gunnar Wigemark, i cili ka shkruar se: “E mirëpresim dakordimin e Presidentit Hashim Thaçi me përfaqësuesin e BE’së, Joseph Borellit, të cilët, përmes shkëmbimit të letrave, janë pajtuar për zgjatjen e mandatit të Eulexit edhe për një vit, për shkak të Covid 19. Ne qëndrojmë të përkushtuar plotësisht në partneritetin tonë për drejtësi, me të gjithë homologët nga Kosovë, në këtë kohë kritike”.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat