Havolli: 72 infermierë të infektuar me COVID-19, 54 janë në vet izolim

Aktuale

Havolli: 72 infermierë të infektuar me COVID-19, 54 janë në vet izolim

Më: 13 korrik 2020 Në ora: 17:25
Fitim Havolli

Njësoj si numri i qytetarëve edhe numri i infermierëve të infektuar me coronavirus ka shënuar rritje.

Mungesa e tyre në punë paraqet mjaft sfidë për menaxhimin e pandemisë.

“Nga informatat që kam marrë dje nga QKUK rezulton se rreth 64 infermierë janë të prekur me COVID-19 ndërsa 54 prej tyre janë të izoluar. Nëse vazhdon ky trend i infektimit të personelit do të jetë problem për shtetin dhe qytetarët”,kryetari i Sindikatës së Infermierëve Fitim Havolli.

Havolli thotë se këtij numri i janë shtuar në orët e fundit të ditës së djeshme edhe 6 infermierë tjerë duke dërguar numrin e infermierëve të infektuar në 72.

Ai thotë se qytetarët nuk po respektojnë masat madje sipas tij ka nga ta që hezitojnë të besojnë se ekziston coronavirusi.

“Ka edhe pacientë të tillë që deri në momentin kur kanë ardhur në kontakt me coronavirusin nuk ka besuar në ekzistencën e virusit ndërsa në momentin që janë infektuar bëjnë apel të qytetarët tjerë që të besojnë virusin”.

Numri i të vdekurve në Kosovë që kanë pasur edhe coronavirusin tashmë ka kaluar 100.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat