Njohësi i çështjeve juridike i ashpër me Qeverinë dhe Kuvendin: Politikani le të vazhdon me shfrytëzu pushtetin në maksimum - Bota Sot
Njohësi i çështjeve juridike i ashpër me Qeverinë dhe Kuvendin: Politikani le të vazhdon me shfrytëzu pushtetin në maksimum

Aktuale

Njohësi i çështjeve juridike i ashpër me Qeverinë dhe Kuvendin: Politikani le të vazhdon me shfrytëzu pushtetin në maksimum

Nga: N. H Më: 13 korrik 2020 Në ora: 17:34
Ehat Miftaraj

Njohësi i çështjeve juridike, Ehat Miftaraj, përmes një shkrimi në Facebook, ka dhënë kritika për Qeverinë dhe Kuvendin.

Miftaraj thotë se pavarësisht zhvillimeve të fundit në vend, qytetarët nuk duhet të marrin model këta ministra dhe deputetë që krejt çka din është me shkel Kushtetutën dhe ligjin.

“Qytetari duhet ti jap leksion politikanit se ne e dojmë shtetin tonë, e dojmë njani tjetrin. Politikani le të vazhdon me marr pagë dhe le të vazhdon me shfrytëzu pushtetin në maksimum”, shkruan ai.

Ja shkrimi i tij:

Qeveria dhe Kuvendi do mbahen mend për:

1. Pezullim, kufizim dhe shmangie të Kushtetutës.
2. Mos respektim dhe shkelje të aktgjykimeve të Gjykatës Kushtetuese.
3. Shkelje drastike te të drejtave dhe lirive të njeriut.
4. Mos ushtrim të kompetencave dhe përgjegjësive kushtetuese dhe ligjore.
5. Dhe krejt në fund i detyron policinë dhe agjencitë që e zbatojnë ligjin me vepru në kundërshtim me Kushtetutë dhe ligj.

Pavarësisht kësaj qytetaret nuk duhet të marrin model këta ministra dhe deputetë që krejtë çka din është me shkel Kushtetutën dhe ligjin.

Përkundrazi, qytetari duhet me respektu Kushtetutën, ligjin, me mbajtë maskë dhe distancën, me respektu policin, mjekun dhe të gjithë ata që janë sot në krye të detyrës.

Qytetari duhet ti jap leksion politikanit se ne e dojmë shtetin tonë, e dojmë njani tjetrin.

Politikani le të vazhdon me marr pagë dhe le të vazhdon me shfrytëzu pushtetin në maksimum.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat