Reagon Krenar Shala: Thaçi nuk është dashur të shkojë në Hagë si President

Aktuale

Reagon Krenar Shala: Thaçi nuk është dashur të shkojë në Hagë si President

Nga: E.R Më: 13 korrik 2020 Në ora: 17:38
Krenar Shala

Analisti politik, Krenar Shala, ka reaguar me një postim në Facebook për shkuarjen e Presidentit Thaçi në Hagë.

''Presidenti Thaçi nuk u dashtë me shku në Gjykatë të Posaçme të Kosovës në Hagë në kapacitet insticional, po u dashtë me shku si qytetarë i lirë'', ka shkruar Shala, transmeton ''Bota sot''.

Ai tha se shyqyr që UÇK-ja osht e popullit e nuk osht e Hashimit dhe e Veselit. Shyqyr që osht e Adem Jasharajve dhe Agim Ramadanave.

Postimi i plotë në Facebook

Presidenti Thaçi nuk u dashtë me shku në Gjykatë të Posaçme të Kosovës në Hagë në kapacitet insticional, po u dashtë me shku si qytetarë i lirë.

Nuk munesh me ti me thonë unë po shkoj me e mbrojtë luftën e drejtë të UÇK-së në cilësinë e Presidentit; përkundrazi, ashtu e dëmton.

Po s’ka lidhje. Pritjet që ai mos me e dëmtu Kosovën dhe luftën e drejtë të popullit të saj, bile kësaj here, kanë qenë ashtu-kshtu të vogla.

Shyqyr që UÇK-ja osht e popullit e nuk osht e Hashimit dhe e Veselit. Shyqyr që osht e Adem Jasharajve dhe Agim Ramadanave.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat