“Shpërthen” përplasja në Kuvend, ministri Zemaj i drejtohet deputetëve të VV-së: Në sy dalloni se keni simptoma, ec shkoni bëjeni testin

Aktuale

“Shpërthen” përplasja në Kuvend, ministri Zemaj i drejtohet deputetëve të VV-së: Në sy dalloni se keni simptoma, ec shkoni bëjeni testin

Nga: N. H Më: 13 korrik 2020 Në ora: 18:21
Deputetët e VV-së dhe Zemaj

Në Kuvendin e Kosovës është duke raportuar për situatën me koronavirusin në vend.

Lidhur me këtë çështje, ka filluar një përplasje e madhe mes ministrit Armend Zemaj, dhe deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje.

Në një replikë me deputetin Shpejtim Bulliqi, i cili e fajësoi Qeverinë Hoti për shtim të madh të numrit të të infektuarve, ministri Zemaj në reagimin e tij për këtë shtim e ka fajësuar Lëvizjen Vetëvendosje.

Ministri Zemaj iu drejtua deputetëve të VV-së se në sytë e tyre janë simptomat se janë të infektuar me koronavirus. Madje, iu tha që ta bëjnë testin.

“Në sy dalloni se keni simptoma të COVID-19, ec shkoni bëjeni testin”, ka reaguar Zemaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat