Zemaj njofton se kanë shpërndarë maska në BIK, Ipeshkvi, Rektorat dhe në Këshillin Gjyqësor e Prokurial

Aktuale

Zemaj njofton se kanë shpërndarë maska në BIK, Ipeshkvi, Rektorat dhe në Këshillin Gjyqësor e Prokurial

Më: 13 korrik 2020 Në ora: 18:36
Foto ilustrim

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj ka njoftuar se sot janë shpërndarë rreth 2 mijë maska për Bashkësinë Islame, Ipeshkvinë, Rektoratin e UP’së, Këshillin Gjyqësor dhe Këshillin Prokurorial.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Zemaj ka thënë se ky aktivitet synon të promovojë bartjen e maskës si një masë mbrojtëse obliguese për qytetarët e vendit.

“Me qëllim që të ndihmojë në përballimin e pandemisë Covid-19, kemi shpërndarë sot një numër simbolik të maskave për disa institucione të vendit dhe personelin e tyre. Maska mbrojtëse janë ndarë për Bashkësinë Islame të Kosovës 500, Ipeshkvinë e Kosovës 250, Rektoratin e UP-së 500, për Këshillin Gjyqësor dhe Këshillit Prokurorial nga 150”, ka shkruar Zemaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat