Cani: Presidenti Thaçi nuk jep dorëheqje pa konfirmimin e aktakuzës - Bota Sot
Cani: Presidenti Thaçi nuk jep dorëheqje pa konfirmimin e aktakuzës

Aktuale

Cani: Presidenti Thaçi nuk jep dorëheqje pa konfirmimin e aktakuzës

Më: 13 korrik 2020 Në ora: 18:55
Bahri Cani

Gazetari i Deutsche Welle, Bahri Cani, është duke përcjellë nga afër intervistimin e presidentit të vendit, Hashim Thaçi, nga Prokuroria e Specializuar në Hagë.

Cani në Info Magazine deklaroi se Thaçi nuk do jap dorëheqje pa u konfirmuar aktakuza.

“Ajo që mendoj edhe e di është se Presidenti Hashim Thaçi nuk do të jap dorëheqje pa u konfirmuar aktakuza nga Gjykata e Specializuar ku pastaj pasohet me ftesën për fillimin e procesit apo edhe arrestimin e cilat janë masat tjera”.

“Ne e kemi parë Ramush Haradinaj që ka dhënë dorëheqje, mirëpo mos të harrojmë se Haradinaj ka pasur edhe një problem tjetër mbrapa sepse ka qenë çështja pak para rrëzimit të Qeverisë që ishte e mundu aso kohe dhe prandaj mendoj se Haradinaj ka vendosur një standard të vetin ndërsa

Thaçi ka vendosur një standard tjetër – nuk mund ta them se cili standard është më i mirë”.

“Ajo që në asnjë mënyrë nuk guxon të ndodh është që të dëmtohen interesat e Kosovës në momentin kur vërtetë vërtetohet që aktakuza është e qëndrueshme dhe se kur një person duhet të përgjigjet para drejtësisë, në atë moment ai i cili është i akuzuar sepse për mendimin tim gjithmonë duhet të vlejë parimi se gjithsecili është i pafajshëm derisa të vërtetohet e kundërta”.

“Në momentin kur të ngritët aktakuza nga Gjykata atëherë presidenti duhet të japë dorëheqje”.

Cani mes tjerash ka komentuar edhe një postim të ish-kryeministrit Albin Kurti, në momentin që Thaçi fliste për media nga Haga.

“Lufta për protagonizëm duket se vërtetë nuk ka kufi qoftë nga Thaçi ashtu edhe nga Kurti, ku po e shfrytëzojnë secilin rast për të sulmuar njëri-tjetrin që nuk është gjithmonë në interesin e Kosovës dhe mendoj se kjo i tejkalon edhe përmasat e një analize të shëndoshë dhe të kthjellët mbase”, deklaroi Cani.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat