Jeta Xharra tregon rastin e mikut që ka simptoma por nuk është testuar: Shërbime të tilla ishin në vitet 90-ta

Aktuale

Jeta Xharra tregon rastin e mikut që ka simptoma por nuk është testuar: Shërbime të tilla ishin në vitet 90-ta

Nga: G.B Më: 13 korrik 2020 Në ora: 19:08
Jeta Xharra

Gazetarja Jeta Xharra ka treguar rastin e një mikut që i ka simptomat e Covid-19 që 10 ditë dhe është vetizoluar, por ka frikë që të shkojë të testohet, pasi thotë se mund të maltretohet pasi nuk ka temperaturë, përcjell Bota sot.

Përmes një postimi në Facebook, ajo ka thënë se kështu i kemi pasur shërbimet spitalore vetëm në vitet e 90-ta.

Ajo përmend rastin e sekretares Rozafa Ukimeraj, që nuk e kanë testuar në Kosovë, ndërsa ka rezultuar pozitiv kur është testuar në Maqedoni.

Xharra ka thënë se po e shohim atë që kemi dyshuar, se duhet me qenë i lidhur me partitë në pushtet për të marrë shërbimin bazik shëndetësor.

Postimi i saj i plotë në Facebook:

Fola me një mik që i ka krejt simptomet, por jo temperaturë, qe 10 ditë, edhe o vetizolu menihere dhe po e tejkalon sëmundjen në shpi, "kam qenë për toke", tha. Kur e pyeta "pse s'po shkon me u testu?", tha "se po tutna që kur shkoj, ndoshta lujn me mu e nuk me testojnë se s'kam temperaturë. S'di a duroj edhe me qenë smut edhe me më maltretu në spital/institut".

Qështu i ikshim shërbimeve spitalore në të 90tat, veç për zor shumë shumë të madh shkojshim! Njejtë nuk e kanë testu aa Rozafa U Ukimeraj që ka punu për shtetin e Kosovës palodhshëm gjatë gjithë pandemisë, për ata që s'e njofin kjo është sekretarja e vetme e Qeverisë Kosovës që s'i takon asni partie (edhepse kanë provu me hjek). Ajo u desht me shku në Maqedoni me u testu, se Instituti dhe QKUK s'ja bojke testin në Kosovë, dhe pas testimeve në Maqedoni dul me Covid. Nuk o problemi që kemi resurse të limitume të shtetit të Kosovës por ja kemi nis me pa atë që e kemi dyshu, që duhet me qenë i lidhun me partitë në pushtet ose me qu intervenca për me marr shërbim bazik shëndetësor. Po duket që për të tjerët (pa intervenca dhe pa përkrahje politike) shërbimet kanë me "u rujt" për ata që janë tu dek!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat