Albin Kurti ia shtrembëroi mbiemrin ministrit nga Zemaj në ‘Zezaj’, vjen reagimi ndaj liderit të VV-së - Bota Sot
Albin Kurti ia shtrembëroi mbiemrin ministrit nga Zemaj në ‘Zezaj’, vjen reagimi ndaj liderit të VV-së

Aktuale

Albin Kurti ia shtrembëroi mbiemrin ministrit nga Zemaj në ‘Zezaj’, vjen reagimi ndaj liderit të VV-së

Nga: N. H Më: 13 korrik 2020 Në ora: 19:19
Albin Kurti

Analisti politik, Petrit Zogaj, përmes një shkrimi në Facebook, ka reaguar ndaj një deklarate të fundit të ish-kryeministrit Albin Kurti.

Albin Kurti ia shtrembëroi mbiemrin nga Zemaj në ‘Zezaj’, ndërsa, analisti thotë se kjo është një mendësi raciste.

Mes tjerash ai i kërkon Kurtit, që t’i heqin këto shprehje nga fjalori.

Ja shkrimi i tij:

Ma ia shtrembu njeri mbiemrin, nga Zemaj ne “Zezaj,” eshte mendesi raciste, jo per Zemajn, por per ngjyren e zeze. Pra, shprehjet si “faqeziu,” na e qiti “faqen e zeze,” “Armend Zeza,” e te ngjashme, jane thjesht raciste. Demek, ngjyra e zeze personifikon te keqe si te tille. E kush na e paska thene qe ngjyra e zeze e barte kete atribut?

Po du me thene, hiqni keto shprehje nga fjalori se perpos qe dilni qe jeni racist, nuk dukeni as kreativ, dukeni banal.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat