Josep Borell: Kemi bërë punë të mirë me Prishtinën dhe Beogradin

Aktuale

Josep Borell: Kemi bërë punë të mirë me Prishtinën dhe Beogradin

Nga: F. B. Më: 13 korrik 2020 Në ora: 20:57
Josep Borell

Shefi i diplomacisë së BE, Josep Borell ka njoftuar ministrat e punëve të jashtme të BE-së në takimin në Bruksel për vazhdimin e dialogut mes Prishtinës dhe Beogradit.

Borel ka shprehur pritjet që në takimin e ardhshëm në kuadër të dialogut që do mbahet me 16 korrik në Bruksel do të vij deri te “përparimi në drejtim të normalizimit të raporteve mes Beogradit dhe Prishtinës.

“Jam i kënaqur që mund të kumtoj se dialogu mes Beogradit dhe Prishtinës vazhdoi përsëri dhe bisedimet do të vazhdojnë të enjten”, porositi Josep Borell.

Borel në takimin e parë fizik që nga përhapja e pandemisë së virusit dhe vendosjes së masave restriktive njoftoi ministrat e vendeve të BE-së se në video-takimin e së dielës është arritur pajtimi për elementet kyçe të procesit dhe agjenda e takimit në kuadër të dialogut që fizikisht do të mbahet të enjten në Bruksel.

"Kemi agjendë të gjerë dhe akordim rreth asaj për çka do të bisedojmë ashtu që të vijmë tek marrëveshja gjithëpërfshirëse obliguese për normalizimin e raporteve mes Prishtinës edhe Beogradit” porositi Josep Borell.

Ai ka vlerësuar se Be dhe i dërguari special i BE-së Lajçak “kanë bërë punë të mirë” me qëllim të vazhdimit të sërishëm të dialogut mes Prishtinës dhe Beogradit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat